8 gola si “bombë”, Dinamo e Zagrebit i “këput” kokën trajnerit Cvitanovic

Mbas dy humbjeve të thella (1-4) nga Rijeka dhe Lokomotiva, radhazi, kryesia e klubi të Dinamos së Zagrebit vendosi që ta shkarkojë trajnerin Mario Cvitanoviç dhe, dite me pare, prezantoi pasuesin e tij, legjendarin kroat Nikola Jurçeviç, që kthehet në stolin e drejtimit të “bluve” të Zagrebit mbas plot 14 vitesh. Jurçeviçi, karrierën e tij si futbollist e ka filluar, pikërsisht te Dinamoja, ndërkohë që trajneri i saj, për herë të fundit, ka qenë në sezonin 2003/04.

Angazhimi i tij i fundit ka qenë si ndihmës i trajnerit tjetër të njohur kroat, Sllaven Biliç, kur ai drejtoi Uest Hemin e Premier Ligës, ndërkohë që, gjatë viteve 2006-2012, ai ka bërë pjesë në stafin e trajnerëve të përfaqësueses kroate.

Mbas 25 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin kroat, Dinamo e Zagrebit që si kapiten ka Arian Ademin (shqiptar Maqedonie), ndodhet në krye të tabelës, por dy humbjet e thella radhazi bënë që ai ta humbiste epërsinë e madhe të pikëve kundrejt Hajdukut të Splitit që, tani, është gjashtë pikë larg.

Sfidanti.al