“Koverçano” e Tiranës së Ze Marisë dhe fataliteti i lojës me komandë

Mësohet se trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka nisur të aplikojë një formë stërvitjeje të ngjashme me atë të Xhani De Biazit, apo më saktë, të ngjashme me metodat në “Koverçano”. Pak rëndësi ka të theksojmë se këto janë metoda që i bën çdo shkollë e rëndësishme futbolli në botë, por më i rëndësishëm është fakti se “Koverçano”, “Klerfonteni” apo Shkolla e Këlnit nuk të ndihmojnë në Shqipëri sa “shkolla praktike e jetës”.

E çfarë vlere ka që repartet të stërviten veçmas, që mbrojtja, mesfusha e sulmi të jenë më të përgatitura, kur vendimet kryesore nuk i marrin trajneri në stol dhe lojtarët në fushë, por disa njerëz me pushtet shumë kohë përpara sesa të hyjnë në stadium, dhe pastaj ato vendime i zbaton një treshe që quhen gjyqtarë.

Si përfundim, Metoda Koverçano jo vetëm dështon, por edhe mbulohet me tallje, sepse kushdo që nuk ka sukses vetëm tallet dhe nuk justifikohet se nuk pati faj.

Sfidanti.al