“Olimpiko” shndriti edhe nga nuri i “Miss Botërorit”, Viktorias!

Nuk është ukrainase, madje është ruse, por u ndodh në “Olimpiko” të Romës për të ndjekur ndeshjen e Championsit ku luante Shahtari i Donjeckut. Viktorija Lopirjova, Mis Rusia 2003, shkeli në stadiumin roman në rolin e ambasadores zyrtare të Botërorit që zhvillohet këtë verë në Rusi. Ajo pozoi edhe në krah të legjendës vendase, Françesko Totit, duke shkëlqyer secili sipas mënyrës së tij, ndërsa besohet se në fund, më i kënaqur doli ish-kapiteni i Romës, pasi skuadra e tij u kualifikua për në çerekfinale.

Viktoria, 34-vjeçare, që njihet si prezantuese, modele apo aktore, mund ta ketë ndjekur ndeshjen e Shahtarit edhe për faktin se skuadra i përket Donjeckut, qytetit që ndodhet në zonën e cilësuar si proruse, dhe ku ka pasur luftime prej disa vitesh me forcat ushtarake ukrainase.

Sfidanti.al