Paris SG ka klane, në Brazil thonë se janë katër grupe rivale!

E si mund të fitohej ndaj Realit të Madridit më të bashkuar se kurrë? Paris SG jepet në pikë të hallit dhe mediat ndërkombëtare flasin për përçarje të mëdha në skuadër. Media braziliane, “Globo Esporte” shkruan se jo vetëm që tek PSG ka klane, por bëhet fjalë për 4 grupe rivale.

Njëri është grupi i brazilianëve që përfshin edhe një portier, dhe flitet për Nejmarin, Dani Alveshin, Tiago Silvën, Markinjosin dhe portierin Kevin Trap. Klani tjetër quhet “klani latin”, dhe aty bëjnë pjesë Kavani, Di Maria, Pastore, Lo Selso si dhe spanjolli Berçiçe.

Grupi i tretë është klani vendas, “klani francez” ku janë Mbape, Rabio, Kurzaua, Areola, Kimpembe dhe Lasana Diarra. Së fundi janë edhe dy “të pavarur” dhe pikërisht Tiago Mota dhe Julian Draksler. Nuk dihet se ku bën pjesë Marko Verrati, por media braziliane shkruan se italiani është “miku i të gjithëve”.

Edhe nëse kjo nuk është 100 për qind e vërtetë, askush nuk mund të thotë se tek Paris SG nuk ka probleme, dhe se këto probleme u shtuan shumë kur në skuadër erdhi Nejmar.

Sfidanti.al