Ançeloti ne stolin e Italisë? Trajneri: Nuk është hipotezë e largët

Karlo Ançeloti duket se e ka zbutur qëndrimin e tij përsa i përket mundësisë së marrjes së drejtimit të përfaqesueses italiane. Në një intervistë për RadioRai, ish trajneri i bajernit të Mynihut theksoi se nuk e përjashton një mundësi të tillë, por shtoi se duhet parë edhe puna që do të bëjë Di Biaxho.

‘Marrja e drejtimit të Italisë nuk është hipoteze e largët, por për të gjithë është ende herët për të marrë vendimin përfundimtar-tha Ançeloti-Është e drejtë që në Kombëtare duhet marrë edhe pak kohë për të bërë edhe vlerësimin për punën e Di Biaxhos’

Ançeloti në intervistën e tij foli edhe për raportet që ka me zv/presidentin e komanduar të Federatës Italiane, Alesandro Kostakurtën.

‘Kam raporte të mira me Kostakurtën. Kam komunikuar vazhdimisht me te edhe kur nuk ishte  zv/presidenti i komanduar i FIGC-shtoi Ançeloti-e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe mendoj se  perfaqësuesja italiane ka nevojë për të, ndëra unë, jam ‘teknikisht’ ende pjesë e Bajernit, pasi jam ende nën kontratë me këtë klub’.

sfidanti.al