Doping ne Serine A, kerkohen shpjegime nga De Vraj

Hija e dopingut shfaqet ne Serine A. Pas rezultatit pozitiv ne testet antidoping te Zhoao Pedros, i erdhi radha Stefan De Vraj qe te marre letren e thirrjes nga Prokuroria Antidoping per te dhene shpjegimet e tij. Me rastin e futbollistit ta Lazios ne te vertete nuk behet fjale per rezultate pozitive ne testet antidoping, por per çeshtje proceduriale. De Vraj do te duhet qe te beje disa saktesime ne lidhje me testin e kryer prej tij ne 19 shkurt pas ndeshjes se Lazios me Verones.

Testi per te cilin behet fjale eshte kryer me 2 momente te ndryshme me 2 kampione te urines dhe jo 1 kampion, per te arritur numrin e nevojshme te kontrolleve rutine antidoping. Per kete arsye De Vraj ka firmosur dy dokumenta te ndryshme ne vend te 1 te tille dhe tani futbollistit i duhet te jape shpjegimet e tij.

Sfidanti.al