Lamtumira e dyfishte e Bufon, media: Do te terhiqet ne fund te sezonit

Xhanluixhi Bufon duket se e ka marre vendimin e tij persa i perket futbollit te luajtur. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja italiane ‘Corriere della Sera’ sipas se ciles, Bufon ka vendosur t’i thote pas pak diteve lamtumiren perfaqesueses italiane dhe ne fund te sezonit Juventusit.

Per momentin nuk ka asnje konfirmim per kete lajm edhe pse shenjat e shfaqura te lene te kuptohet se kjo do te ndodhe. Sipas ‘Corriere Della Sera’, Bufon do te deklaroje terheqjen nga futbolli me perpara se ishte parashikuar, vendin te cilin ai e mori pas nje marreveshje te arritur me presidentin Anjeli.  Vetem nje fitore e mundshme e Liges se Kampioneve mund te ndryshoje mendjen e Bufon qe mund te zgjase karrieren e tij edhe per disa muaj deri ne Boterorin e Klubeve.

Per kapitullin Kombetare, gjithçka lidhet me deklaraten e Di Biaxhos qe Bufon nuk e ka pelqyer shume. Trajneri i perkoheshem i Italise kishte deklaruar se mendoi qe sfidat me Argjentinen ne Mançester e Angline nr Wembley te ishin te lamtumires per Bufon me kete te fundit qe nuk deshiron qe te konsiderohet si nje lojtar qe po u ze hapesirat te rinjve.

Sfidanti.al