Tani eshte zyrtare, tenisti Tomi Has terhiqet nga sporti

Tomi Has var raketen ne gozhde, te pakten per turnete nderkombetare. Lajmi u konfirmua nga vete tenisti nga Hamburgu i cili ne 3 prill do te festoje 40 vjeçare, gjate hedhjes se shortit te Turneut Masters te Indian Wells, ku vitin e kaluar ai mbuloi rolin e drejtorit.

‘Po terhiqem i lumtur sepse do te mund te them se fitorja ime e fundit ishte pikerisht ndaj Roxher Federer-tha Has duke iu referuar ndeshjes se zhvilluar ne turneun e Shtutgartit ne vitin 2017 kunder zviceranit.

Ne fakt pritej qe Has te deklaronte terheqjen e tij nga aktivitetet sportive duke pare se ai nuk luante nje ndeshje zyrtare qe nga muaji gusht i vitit te kaluar.

Sfidanti.al