Klubi i Arsenalit, sikurse bën të ditur media angleze, ka nisur, që tani, kërkimin e pasuesit të trajnerit Arsen Venger që, në fund të sezonit, me siguri që do të largohet. Midis të tjerëve, interesimin për t’u ulur në stolin e drejtimit të Arsenalit ka shprehur legjenda e futbollit francez, Tieri Anri. Sidoqoftë, ende nuk dihet se kush do ta drejtojë këtë klub anglez sezonin e ardhshëm, ndërkohë që gazeta “Mirror” është e bindur se cili lojtar nuk do ta vesh më bluzën e Arsenalit. Sipas saj, kapiteni Per Mertesaker po luan sezonin e fundit, ndërkohë që pritet se klubi i “topçinjve” do të shesë dy portiertët, Petr Çeh dhe David Ospina.
Lorent Koshçelni, gjithashtu, pritet që të shitet, ndërkohë si “teprica” janë shpallur edhe partnerët e tij në mbrojtje, Shkodran Mustafi dhe Kalum Çejmbers. Santi Kazorla, nga ana tjetër, ka një vit që e mundon një dëmtim, ndërkohë që pakkush beson se ky lojtar spanjoll 33 vjeç do të mund të kthehet në fushë. Duket se tek Arsenali nuk ka vend as për Granit Xhakën…