Atij i është dashur të presë 5 vjet deri tani, dhe në rastin më të keq do të duhet të presë edhe 6. Sebastian Fetel nuk është se ka shumë durim në mendjen e tij, veçse as ai nuk e fshin dot faktin se titullin e fundit botëror në Formula 1 e fitoi në 2013, në timonin e Red Bullit. Sot me Ferrarin, 30-vjeçari gjerman shpreson se ky do të jetë sezoni i duhur.
“Dua që ta kthej këtë titull në Maranelo, – tha ai pas javës së parë të provave në Barcelonë, – kjo është ambicia jonë e madhe, ky është objektivi ynë”. Katër herë kampioni i botës i fitoi titujt radhazi në 2010-2013, ndërsa shton se “është pritje e gjatë edhe kur bëhet fjalë për një vit pa titull”.
Fetel pohon se “Mercedesi është favorit përsëri, por nëse ne do të jemi pranë, shumë pranë, Botërori do të jetë shumë i bukur”. Vitin e kaluar, gjermani ishte 25 pikë përpara Ljuis Hamiltonit, por pas pushimit veror, ai fitoi vetëm një garë, dhe anglezi e fitoi titullin dy Çmime të Mëdha përpara fundit. Ky ishte edhe titulli i katërt për 33-vjeçarin që u barazua me Fetelin, ndërsa tani synonta kalojë dhe të mbërrijë Huan Manuel Fangion, të dytin më të madh të të gjitha kohëve në Formula 1.
Sfidanti.al