Drejtori ekzekutiv i Milanit, Marko Fasone, vuri në dukje se ai vetë dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë përjetuar një befasi të këndshme nga puna e trajnerit Xhenaro Gatuzo. Legjenda e kuqezinjve e ka bërë më të konsoliduar dhe shumë më të mirë ekipin që, me fitoren 2-0 në Romë, ka 12 ndeshje pa u mundur.
“Gatuzo i bën punët më të thjeshta, tamam si një trajner me shumë përvojë. Të themi të drejtën, ne nuk e prisnim një gjë të tillë, kështu që, tani, ne vetëm si duhet të heqim kapelen para tij. Po ashtu, dua t’i shpreh mirënjohjen time drejtorit sportiv, Masimiliano Mirabeli, që më bindi mua që të caktoja Gatuzon trajner. A do të qëndrojë ai? Në fund të sezonit, ne do të shohim rezultatet dhe do të vendosim. Ne kemi me të marrëdhënie të shkëlqyera, kështu që nuk do të flasim për të ardhmen. Tani, ne duhet të përqëndrohemi te ndeshjet me Lacion dhe Interin. Rino (Gatuzo) e ka treguar veten si një trajner i talentuar”, vuri në dukje Fasone.
Sfidanti.al