Legjenda xhamajkane e atletikës, Usain Bolt, përmes rrjeteve sociale, bëri të ditur se ka nënshkrur kontratë me një ekip futbolli, por pa e zbuluar emrin e tij.
“Sapo nënshkrova kontratë me një ekip futbolli. Së shpejti, ju do ta merrni vesh se me cilin ekip do të luaj unë”, shkroi në statusin e tij sprinteri 31-vjeçar më i shpejtë i botës që, asnjëherë, nuk ka e fshehur se, kur të dalë në “pension” në ateltikë, do t’i përkushtohet futbollit, madje, ai edhe është stërvitur me Borusian e Dortmundit, por, si ëndërr, ka që të vesh bluzën e Mançester Junajtidit.
Usain Bolti është rekordmen absolut i botës në garat e shpejtësisë 100 m dhe 200 m, ndërkohë që karrierën e tij të pasur e mbylli me një medalje të bronzit në kampionatin botëror të atletikës që u zhvillua vitin e kaluar në Londër.