Barça shpëton Sergi Roberton, rinovim me “pritë” 500 milionë euro

Sergi Roberto nuk do të shkojë askund, por do të qendrojë tek Barcelona. Djali i shtëpisë, i formuar në Akademinë e famshme, La Masia, firmosi rinovimin e kontratës me klubin e tij, dhe do të qendrojë në “Kamp Nou” deri në 2022. “Kishim oferta më të mira, por i hodhëm poshtë për të ndenjur në shtëpi”, – thanë përfaqësuesit e tij.

Barça ndoqi stilin e Realit për t’u siguruar se askush nuk mund t’ia marrë “xhevahirin”. Klauzola e transferimit në kontratë është 500 milionë euro, ndërsa në ndjekje të lojtarit të krahut ishte Mançester Siti i Guardiolës. Sergi Roberto u bashkua me katalanasit kur ishte 14 vjeç, ndërsa ka fituar gjithçka që mund të fitohej, përfshi 4 La Liga, 2 Champions apo 4 Kupa të Mbretit.

Sfidanti.al