Zbulimi sfidues i Bonuçit: Gatuzo e ka bërë Milanin më të mirë

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonuçi, konsideron se trajneri i këtij ekipi, Xhenaro Gatuzo, e ka çuar përpara të gjithë atë, si edhe karrierën e vet si trajner, që nga ardhja e tij te “rosonerët”. Milani, gjatë verës, e transformoi plotësisht ekipin, por, megjithatë, sezonin e nisi keq, duke çuar, madje, në shkarkimin  e trajnerit Vinçenco Montela që u zëvendësua në stolin e drejtimit nga legjenda milaneze, Gatuzo. Ky klub gjigant italian, gradualisht, por me siguri, po hyn në ritëm, dhe “fajtor” kryesor për këtë është Gatuzo, vë në dukje Bonuçi.

“Qëkur ka ardhur Gatuzo, ne kemi ndryshuar plotësisht. Më në fund, u krijua një ekip që, tani, është në formë të mirë. Kemi bërë një hap të madh përpara dhe, kështu, duhet të vazhdojmë”, deklaroi Bonuçi para gazetarëve italianë, duke shtuar se Gatuzo i ka sjellë ekipit mentalitetin fitues dhe ndjenjën e përkatësisë së plotë klubit që, më parë, ka munguar. Sidoqoftë, Milani ndodhet në vendin e 7-të në tabelën e Serise A, 25 pikë në pak sesa Napoli kryesues.

Sfidanti.al