Problemet e Realit nuk sosin, tani u dëmtua edhe Modriçi

Pothuajse çdo ditë që kalon, po i sjell nga një problem të ri trajnerit Zinedin Zidane, ndërkohë që, në seancën stërvitore të fundit, nuk u pa as mesfushori kyç i ekipit, Luka Modriç. Media spanjolle bën të ditur se ky futbollist kroat është dëmtuar dhe se atij do t’i duhen, të paktën, 10 ditë që të pauzojë, ndërkohë që “mbretërorët”, duke mos dashur që të krijohet ndonjë problem më serioz, kanë vendosur që ta lejnë atë pushim, që ai ta kurojë muskulin e dëmtuar të njerës nga këmbët.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë këputje (strapo) të muskulit, por vetëm për një acarim të muskulit. Ai nuk u stërvit dhe, për një kohë të shkurtër, nuk do të dalë në fushë, por është e sigurt se ai do të jetë në ndeshjen e revanshit me PSZH-në”, deklaroi Zidane.

Sa për kujtesë, Zidane nuk ka në dispozicion as Toni Krosin që u dëmtua në ndeshjen e parë me PSZH-në, dhe as Marselon që u dëmtua gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Betisin.

Sfidanti.al