Nuk eshte Lindsi Von fituesja e medaljes se arte ne zbritjen e lire, por italiania Sofia Goxhia. Skiatorja nga vendi i Apenineve, beri mrekulline duke mposhtur amerikanen me te cilen rezulton se ka lidhur edhe nje miqesi.
Lindsi Von kete radhe u detyrua te kenaqej me medaljen e bronzte teksa regjistroi nje kohe 49 te qintat me te larte se ajo e italianes.
‘Zhvillova nje gare shume te mire, por Sofia u paraqit me mire se une-tha Von-nuk kam asnje keqardhje, jam me te vertete shume e kenaqur. Ishte e veshtire te mendoja se kjo ishte gara ime e fundit olimpike ne zbritjen e lire. E kisha te veshtire te permbaja emocionet dhe jam krenare per paraqitjen time’.
Sfidanti.al