Sami Kedira mund te kthehet te luaje ne Bundeslige. Mesfushori i Juventusit e konfirmoi kete gjate nje eventi promovimi per nje sponsor.
‘Jam relativisht ende i ri dhe kam nje kontrate me Juventusin deri ne 2019, por nuk e perjashtoj mundesine e kthimit ne Gjermani-tha Sami Kedira. Kedira qe ne prill do te festoje 31 vjetorin e tij te lindjes ka qene gjithnje i rendesishem per Juventusin, por klubi torinez preferon te heqe dore prej tij per shkak se ka ardhur koha e nderrimit te brezave. Pjaniç, Betankurt dhe Matuidi do te qendrojne me siguri, keshtu qe u takojne Kedires, Markizios dhe Sturaros qe te largohen.
Nderkaq, Juventus vazhdon te kete ne qender te vemendjes Emre Xhan te Liverpulit. Zonja e Vjeter i ka nisur zyrtarisht bisedimet per mesfushorin turko-gjerman dhe eshte shume prane nenshkrimit me te. Por Juventusi duhet te pershpejtoje hapat ne kete pike, pasi per Emre Xhan ka shfaqur interes edhe Reali i Madridit.
Sfidanti.al