Lajpcigu mirepret Sarrin…me dhome ku pihet duhani

Permbysja e disavantazhit 1-3 me Lajpcigut dhe ndalimi i duhanit ne Red Bull Arena perbejne problemin e madh te trajnerit te Napolit, Mauricio Sarri. Nese ne aspektin sportiv lojtaret e Napolit duhet te bejne mrekulline per t’u kualifikuar gjithnje nese do te duan, ne aspektin tjeter ate te duhanpirjes, Sarri mund te rrije i qete.

Sipas te perditshmes gjermane ‘Bild’, Lajpcigu ka krijuar nje dhome per pirje duhani per Sarrin ne dhomen e zhveshjes se Napolit.

Nje pritje speciale kjo per Sarrin qe e ka te veshtire te heqe dore nga cigaret e tij. Sigurisht nuk donte lejohet pirja e duhanit ne Red Bull Arena, por drejtuesit e Lajpcigut menduan qe te krijonin nje dhome me mure kartonxhes me permasa 3 me 3 metra qe do t’i jape mundesine trajnerit toskan te shkarkoje te gjithe tensionin e prag ndeshjes.

Gjithnje sipas ‘Bild’, e gjithe kjo u be me kerkese te drejtuesve te Napolit qe kishte pranuar te paguante klubin gjerman per shqetesimin. Per siguri ne dhomen e zhveshjes se Napolit do te çaktivizohet edhe impianti antizjarr.

Sfidanti.al