Jo vetem Interi, Mançester Junajtid hidhet ne sulm per Stefan De Vraj

Pas deklarates se Igli Tares dhe konfirmimit nga ana e futbollistit, per Stefan De Vraj duket se eshte hapur nje ankand i vertete. Djajte e Kuq qepo e monitoronin prej kohesh situaten e mbrojtesit holandez, tani jane gati te nisin tratativat per te siguruar sherbimin e futbollistit.

Sipas tabloidit ‘Daily Mirror’, De Vraj eshte ne planet e Murinjos per te perforcuar mbrojtjen. Gjithnje sipas ‘Daily Mirror’ edhe vete holandezi duket entuziast per nje transferim te mundshem te tij ne Old Trafford.

Gjithsesi ne gjurmet e De Vraj ka ende disa klube te tjere si Liverpuli, Everton e Arsenal ne Angli dhe Interi ne Serine A.

Sfidanti.al