Rekord special  i Paulinjos në Primera, 23 ndeshje pa u mundur

Futbollisti brazilian i Barcelonës, Paulinjo, vendosi një rekord të ri në kampionatin spanjoll, mbas fitores 2-0 të ekipit katalonjas ndaj Eibarit, pasi u bë lojtari i parë në historinë e La Ligës që në 23 ndeshje që ka luajtur, nuk ka pësuar ende asnjë humbje. Ky mesfushor u kritikua shumë mbas ardhjes së tij nga Guangzhou i Kinës, por, gradualisht, ai nisi të fitoi simpatinë e katalonjasve. Pak muaj më vonë, ai u konsiderua si një nga transferimet më të mira.

Paulinjo ka shënuar tetë gola në 23 ndeshje, dukë dhënë një kontribut të madh që Barcelona të kryesojë bindshëm në tabelën e klasifikimit të Primerës, shtatë pikë para Atletikos së Madridit të vendit të 2-të. Vetëm Mesi dhe Luis Suarezi kanë shënuar më shumë gola sesa Paulinjo te Barça.

Sfidanti.al