Media spanjolle shkruan se Zined Zidane, në fund të sezonit, me siguri që do të largohet nga pozicioni i trajnerit të Realit të Madridit. Njeriu nr.1 i klubit “mbretëror”, Florentino Perez, qysh tani, thekson gazeta e lartpërmendur, e ka gati listën e pasuesve potencialë të trajnerit francez dhe, në të, kuotohen më shumë trajneri aktual gjerman i Liverpulit, Jyrgen Klop, bashkatdhetari i tij, Joakim Lëv, trajner i përfaqësueses gjermane, dhe “timonieri” i tanishëm i Totenhemit, argjentinasi Maurisio Poketino.
Sfidanti.al