Formula 1, Red Bull zbulon RB14, por pa treguar sekretet

Red Bull është e para  nga skuadrat e mëdha të Botërorit të Formula 1 që zbulon makinën e re të saj në prag të këtij kampionati. RB14 është makina që do të drejtojnë Daniel Riçardo dhe Maks Vershtapen me objektivin për të rivalizuar sa më fort me Ferrarin dhe Mercedes.

Adrian Njuej, personi që drejtoi dizenjmimin e kësaj makine të Red Bull, ka preferuar të luajë kukafshehti duke i fshehur linjat dhe ngjyrat e telajos pasi nuk dëshiron që të zbulojë sekrete dhe për t’u dhënë avantazhe rivalëve, ndërkohë që dy pilotët e kësaj skuadre duket se janë gati për të zbritur në pistë për të zhvilluar testet e para sezonale.

sfidanti.al