FSHF-ja dhe “baba” i saj  kanë  frikë nga Rama, por…  jo nga ai i Partizanit!

Partizani nuk e ka pëtypur dot humbjen me 3 gola ndaj Kukësit, më keq akoma drejtori  madhor i klubit, Olsi Rama kur sapo është shfaqur ka balsamosur arbitrin Meta, pa mundur të gjente arsye teknike për një humbje që lëshoi më shumë xixa , sesa emocione. Fjalët e tij në fund të baltë-betejës befasuan kur kujton se Olsi Rama në “hapat e parë” si drejtor, sapo u pyet për zyrtarët e FSHF-së, fjalët e tij tregonin ekuiliber dhe takt, me shpresën se prania e tij do të sillte ndryshim kursi në lojën e molepsur me me bilbil. Ato që u thanë dje, as nuk priteshin të ishin kaq flakëruese.

“Dola unë sepse, pak ditë më parë dola në një konferenc për shtyp dhe thashë që ka një tentativë për të falsifikuar rezultatin. Pati një arbitrim skandaloz. Kur erdha këtu, pashë Nexhipin dhe mu duk sikur kishit marrë në intervistë, Metën, protagonistin e ndeshjes.

“Lojtarët kanë bërë një ndeshje shembullore. Bënë jashtëzakonisht shumë mirë. Kulum ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, dhe vetë ndëshkohet me karton të kuq. Ai është lojtar shembullor, unë e njoh shumë mirë. Ne kishim marrë  5 kartona, ata 1. Në fund për të balancuar i nxorri dhe disa kartona Kukësit.”

Është interesant fakti se fill pas Asamblesë, ka nisur një ritual i cili mund të na shoqerojë deri në fund të kampionatit.  Kukësi një javë më parë, kur është mundur nga Kamza, ka lëshuar akuza nokauti për arbitrin dhe FSHF-në , Kamza nga festa me Kukësin, hoqi maskën e te lumturit dhe mallkoi arbitrin Alla për ato që i panë sytë në ndeshjen me Skënderbeun. Kurse Partizani duket se do të vuajë gjatë nga sindromi i arbitrave, edhe për arsyen e shpjegueshme se humbjet jo të gjitha pranohen…

Sfidanti.al