Pjongçang 2018, CAS konfirmon pozitivitetin me doping të Krushelnitskit

Rusi Aleksandër Krushelnitski konfirmohet me doping. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv komunikoi nisjen e procedimit ndaj sportistit të curling, fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pjongçangut në lojën dyshe të përzier me bashkëshorten e tij. CAS nuk e bëri të ditur substancën me të cilën ka rezultuar pozitiv Krushelnitski, por sipas lajmeve të publikuara më parë në testet e para u shfaq prezenca e meldoniumit

Kjo do të thotë se Krushelnistki rrezikon që të dënohet me pezullim nga aktivitetet si dhe me heqjen e medaljes së bronztë të cilën, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mund t’ia japë ciftit norvegjez të renditur në vendin e katërt. Lajmi për pozitivitetin e Krushelnitskit është një goditje e rëndë për lëvizjen olimpike e sidomos për Rusinë me këtë të fundit që po përgatitej për të sfiluar në ceremoninë e mbylljes.

sfidanti.al