Në Paris Sen Zhermen (PSZH), nuk e harrojnë dot humbjen 3-1 nga Reali në “Santiago Bernabe” në kuadrin e Champions-it. Nuk po ndërpriten ankesat dhe qarjet, ndersa përmenden situatat, ku ekipi francez është dëmtuar nga gjyqtari në favor të ekipit vendas (Realit). Të gjithë, që nga presidenti i PSZH-së, Al Kelaifi, trajneri Emeri Unai dhe deri te lojtarët ankohen dhe e drejtojnë gishtin si fajtor për humbjen e tyre te gjyqtari i ndeshjes. Sipas lajmeve që vijnë nga UEFA, kjo e fundit as që ka ndërmend që t’i marrë parasysh ankesat e klubit francez, kështu që PSZH-së nuk i mbetet asgjë tjetër, veçse të presë datën 6 mars, kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Paris dhe ta tregojë veten sesa vlen në të vërtetë.
Sidoqoftë, sikurse shkruan media francez, PSZH-ja ka probleme, pasi lojtarët nuk janë të kënaqur nga trajnerët, ndërsa thuhet se “ka ngritur kokën” klani brazilian me në krye Nejmarin që është i pakënaqur se përse Kimbampe luajti në vend të Tiago Silvës, kurse shumëkush mendon se edhe Anhel Di Maria duhej të ishte në përbërje të ekipit në ndeshjen e parë.
Sfidanti.al