Telashe për Yongzhong Li; me kompani në borxhe në momentin e blerjes së Milanit

Zbulohen të tjera detaje për procesin e blerjes së Milanit nga sipërmarrësi kinez Yongzhong Li. Është e përditshmja ‘Corriere Della Sera’ që është marrë me investigimin e shoqërive që drejtohen nga li sic është rasti i Shenzhen Xhie Ande. Sipas ‘Corrieres’, kjo kompani që është paraqitur si garanci për besueshmërinë financiare nga Li në momentin e blerjes dhe që ka kuota edhe në kompaninë Zhuhai Zhongfu, rezulton se ka borxhe të pashlyera ndaj 2 bankave në Kinë.

Mësohet se njëra prej këtyre bankave ka arritur deri aty sa të kërkojë edhe falimentimin e Xhie Ande. Po kështu, një gjykatë në Futian kishte dhënë urdhër kësaj kompanie që të nxjerrë asete në shitje në eBay kinez për 60 milionë Euro në mënyrë që të shlyejë borxhet që ka ndaj këtyre 2 bankave në vendin e Lindjes së Largët.

sfidanti.al