Koreja e Jugut mund të humbasë 10 miliardë dollarë nga Olimpiada!

Koreja e Jugut ka shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë të pazakontë për organizimin e plotë të Lojrave Olimpike Dimërore, ndërkohë që, sipas ekspertit amerikan, Endrju Zimbalist, ajo do të mund të fitojë vetëm 2,5 miliardë dollarë dhe, nëse nuk do të arrijë, sikurse deri tani, të tërhëqë më shumë turistë në Pjongçang, atëherë, humbjet do të mund të shkojnë deri në 10 miliardë dollarë të mëdhenj!

Arena e stadiumit në Pjongçang, ku u zhvillua ceremonia solemne e hapjes së Olimpiadës, kushtoi 109 milionë dollarë, ndërkohë që edhe shpenzimet për objektet e tjerë sportivë dhe infrastrukturorë janë dhe më të mëdha. Lidhja e Pjongçangut me Seulin ka kushtuar, gjithashtu, shumë, ndërkohë që duhet të kihet parasysh se është dashur që të hiqen 58 000 pemë, ndërsa një minus i madh, sipas specialistit të mësipërm, është fakti se janë shitur vetëm 60 për qine të biletave për të gjithë eventet olimpikë. Po ashtu, organizatorëve nuk po u shkon për shtat as moti shumë i ftohtë, kështu që konsiderohet se Koreja e Jugut do ta gjejë shpëtimin financiar, vëtëm, nëse do të arrijë ta bëjë Pjongçangun një destinacion atraktiv turistik mbas Olimpiadës.

Sfidanti.al