Futbollisti armen, Henrik Mhikitarian, para pak javësh, u largua nga Mançester Junajtidi, për ta vazhduar karrierën tek Arsenali, duke u vendosur në qendër të vemendjes së medias, por ai u bë edhe më interesant, kur u mësua se e ëma e tij është presidente e Federatës së Futbollit të Armenisë, kurse e motra e tij punon në UEFA. Ky lojtar armen, që i vogël, ka ëndërruar që të bëhet futbollist, por, sidoqoftë, ai ka pasur edhe një plan B, nëse nuk do ta arrinte objektivin e tij të parë.
“Është e vërtetë se mamaja ime mban detyrën e presidentes së federatës armene të futbollit dhe se motra ime punon në UEFA, por, nga ana tjetër, nuk është e vërtetë se unë kam dashur të bëhem atlet, sikurse thotë dikush. Ëndrra ime e dytë ka qenë që të bëhem avokat dhe, ndoshta, do të mund të bëhem i tillë, kur t’i jap fund karrierës time si futbollist”, deklaroi futbollisti aktual i Arsenalit.
Sfidanti.al