Toti: Sot unë do të vleja të paktën 200 milionë euro!

Ikona romane e futbollit, Françesko Toti, drejtori sportiv aktual i Romës, të gjithë karrierën e tij e kaloi të klubi i tij “mëmë”. Toti qw, para më pak se një vit më parë, doli në “pension”, pasi “militoi” mëse dy dhjetëvjeçare në ekipin e “ukonjës” romane, vuri në dukje se nuk i vjen keq për asgjë, veçse që nuk e fitoi dot “Topin e artë”. Por, ndërkohë, duke pasur parasysh çmendurinë që po mbizotëron, aktualisht, në pazarin e futbollistëve, ai, duke qeshur, tha: “Me siguri që  unë do të vleja sot, të paktën, 200 milionë euro”.

“Sa u përket ofertave, më të mirën unë e kam pasur nga Reali i Madridit gjatë sezonit 2003/04, por unë mora një vendim tim të patundur, qëndrova në Romë, megjithëse mund të fitoja trofe.Në fund, unë fitova ato që doja më shumë – dashurinë dhe pasionin që, për mua, janë më të rëndësishme sesa kupat. Unë për Romën kam dhënë 101 për qind nga vetja. Roma është për mua gjithçka”, tha Toti.

Sfidanti.al