Natë dhe ditë e vështirë për Unai Emerin. Trajneri i Paris SG mori një goditje të rëndë në vazhdimësinë e tij në stolin e parizienëve pas humbjes me përmbysje në “Bernabeu”, dhe për të kanë shpërthyer edhe talljet në rrjetet sociale. Edhe pse pritet ndeshja e dytë për të përcaktuar fatin e përballjes me Realin, atmosfera nuk është aspak pozitive për teknikun nga Spanja.
Një adresë punësimi në Tuiter (me siguri e sajuar), e quajtur “Infoxhobs” (Infojobs), ka bërë këtë shaka me trajnerin e PSG-së: “Emeri duke përditësuar CV-në e tij në “Infoxhobs” (Infojobs)”! Pra, sipas kësaj adrese, shkarkimi i tij është i sigurt. Gjithsesi, pronarët e klubit francez do të presin deri pas ndeshjes së dytë, apo deri në mbyllje të sezonit dhe pastaj do të veprojnë.
Sfidanti.al