Iren Vest nga Holanda është fituesja e re olimpike në garën e shpejtësisë 1500 metra, duke fituar kështu medaljen e pestë të artë, por, gjithsej, të 10-të në olimpiadat dimërore.
Medaljen e parë, Uesti e ka fituar në Torino, më 2006, ndërkohë që koleksionin e saj të medaljeve ajo e ka kompletuar nga olimpiada në olimpiadë. Kjo patinatore holandez, dje, fitoi medaljen e argjendtë në garën e 3000 metrave, ndërkohë që ajo ka mundësi që të fitojë edhe medalje të tjera, pasi do të marrë pjesë edhe në disiplina të tjera individuale dhe stafete.
Sfidante.al