Maks Vershtapen do te donte qe makima Red Bull te kishte motoret e Mercedes. Piloti holandez e deklaroi kete ne nje interviste per portalin autosport.com.
‘Red Bull do te dominonte po te kishte motoret Mercedes-tha Vershtapen qe vuri ne dukje se eshte pikerisht motori ai qe duhet te permiresoje Red Bull-nese ne pjesen e pasme te makines do te kishim motoret Mercedes, askush nuk do te na shihte’.
Red Bull me motoret Renault fitoi 4 tituj boterore ne periudhen 2010-2013 dhe ne ate kohe ne radhet e kesaj skuadre ishte Sebastian Fetel edhe ky triumfues ne ate kohe. Por me kalimin te njesia hibride e fuqise V6 ne 2014, motoret Renault nuk arriten te shfaqnin kete kompetivitet.
‘U mendua me shume per nje konfiguracion me rezistence te ulet, por per nje arsye apo tjetren nuk funksionoi-vijoi Vershtapen-sigurisht sezoni ishte i humbur, por na dhane shprese per te ardhmen dhe ne mund te jemi ne rrugen e duhur’.
Sfidanti.al