Jo vetëm Çelsi, Luis Enrike edhe në shënjestrën e Arsenalit

Londra duket se do të jetë qyteti ku do të banojë Luis Enrike në të ardhmen. Ish tekniku i barcelonës është bënë në shënjestrën e dy prej klubeve të kryeqytetin anglez, Çelsi dhe Arsenal. Nëse deri përpara pak ditësh kalimi i 48 vjecarit në Stamford Bridge, ishte një fakt i kryer, tani kjo siguri është zhdukur.

Kjo për faktin se në garën për shërbimin e asturianit është përfshirë edhe Arsenali me Topçinjtë që po studiojnë me vëmendje situatën e trajnerit Arsen Venger i cili ka një kontratë me ta deri në vitin 2019. Ndërkaq, te Çelsi është konfirmuar Antonio Konte deri në fund të sezoni, më pas  do të pritet një ankand i vërtetë për Luis Enriken që nuk ka marrë asnjë skuadër, një ankand ku pritet të përfshihet edhe Paris Sën Zhermen

sfidanti.al