Nejmar sfidon të ftohtin, me pantallona të shkurta në borë

Parisi u mbulua nga bora, por kjo nuk e kufizoi aspak brazilianin Nejmar, përkundrazi. Sulmuesi i Paris Sën Zhermen nuk deshi aspak t’ia dijë dhe i sfidoi temperaturat e ulëta që pushtuan kryeqyetin francez, por si? Duke u shfaqur i ulur mbi borë me pantallona të shkurtra dhe me një kapuc të Babagjyshit të Vitit të Ri në kokë.

Foton 26 vjecari e postoi në profilin e tij në Instagram dhe shumë shpejt ajo bëri xhiron e botës. Kushedi si kanë menduar drejtuesit dhe stafi teknik i Paris Sën Zhermenit duke parë se po afron ndeshja me Realin e Madridit me brazilianin që me këtë veprim rrezikon të marrë të ftohurën.

sfidanti.al