Kupa e Mbretit, e njëjta histori; kërkohet stadium për finalen

Kur bëhet fjalë për finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë ka gjithnjë kaos. Kjo për faktin se cdo vit Federata duhet të kërkojë një stadium për të luajtur një finale të tillë. Këtë vit ato që do të diskutojnë finalen e këtij kompeticioni janë Sevija dhe Barcelona dhe duket se opsionet për mbajtjen e saj janë ngushtuar në 2 impiante, ‘Ëanda metroplitano’ dhe ‘Mestalla’. Santiago Bernabeu edhe këtë vit është jashtë diskutimi pasi Reali i Madridit refuzoi sërish të japë impiantin e tij, ndërkohë që Federata nuk e pranoi kandidaturën e stadiumit të Sevijas Sanchez Pizjuan.

Ditën e hënë në qeverinë e futbollit spanjoll do të zhvillohet ku mendohet të përcaktohen të gjitha aspektet që lidhen me finalen e Kupës së Mbretit. Ëanda Metropolitano është impianti i preferuar nga drejtuesit e Federatës për të zhvilluar këtë ndeshje mes Barcelonës dhe Sevijas. Problem për këtë sfidë është edhe data e zhvillimit të saj që është 21 prilli. barcelona ka kërkuar ndryshimin e kësaj date pasi është 4 ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, të cilën Barcelona nëse do të arrijë të kualifikohet do ta përballojë jo në gjendjen më optimale.

sfidanti.al