Cila është zgjidhja e problemeve? Që në fushë të jetë Lebroni!

Lebron Xhejms ishte zgjidhja e problemeve të Klivlendit, pikërisht në mbrëmjen kur shumë lojtarë mungonin për shkak të shkëmbimeve me Los Anxhelos Lejkërsat. Trajneri Tajron Lu nuk pati shumë dilema për rotacion, pasi nuk kishte çfarë zëvendësimesh të bënte, por mjaftoi në fushë Lebron Xhejms, si edhe ish-ylli vendas, Kajl Korver, për të mundur Atlantën.

Klivlendi triumfoi jashtë fushe 123-107, dhe Lebron realizoi  tripëll dabëllin e dytë radhazi, dhe të 10-tin këtë sezon (65 në karrierë). “Mbreti” shënoi 22 pikë, kapi 12 topa në tabela, dhe shërbeu 17 asistë. Ky është barazim rekordi për asistët në karrierë për Xhejmsin. Korver shënoi 30 pikë, shto këtu 7 kosha për tri pikë.

“Ne jemi profesionistë, – u shpreh Lebroni 33-vjeçar pas ndeshjes, – ne ishim të lumtur me shokët që kishim, do të jemi të lumtur edhe me shokët që do të na vijnë. E tillë është kjo ligë, bëhet fjalë për një biznes, dhe askush nuk lihet në hije”.

Mbrëmja e fundit e NBA-së pati shumë yje që shkëlqyen, përveç Xhejmsit e Korverit. Lilard shënoi 50 pikë për Portlendin që fitoi në fushën e Sakramentos, Oladipo e Lavin shënuan nga 35 pikë, përkatësisht për Indianën e Çikagon, ndërsa Xhejms pati gati një tripëll dabëll për Hjustonin që fitoi ndaj Denverit, me 28 pikë, 7 topa në tabela e 11 asistë.

Sfidanti.al