Guardiola dhe Siti vuajtën me Barnlin! Fajin e ka shkolla “e djallit”

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, konsideron se, megjithë barazimin e 4-t në këtë sezon, ai është i kënaqur me rezultatin e barabartë (1-1) të të zgjedhurve të tij, por jo me rezultatin e ndeshjes së fundit me Barnlin që, sidoqoftë, luajti në një mënyrë luftarake, pavarësisht se ekipi “qytetar” mund të fitonte, sepse humbi disa raste të pastra, sidomos sulmuesi Rahim Sterling që nuk arriti të shënoi nga afër me portën bosh!

“Ne luajtëm mjaft mirë, por nuk arritëm që ta shënonim dot golin e dytë. Sigurisht që unë nuk jam i kënaqur nga rezultati, por ne duhet të jemi të kënaqur me lojën, pasi ndaj nesh luajti një ekip që është përfaqësues i shkollës së vjetër të futbollit anglez. Më vjen keq për lojtarët e mirë që e kontrolluan ndeshjen, por çdo nder futbollistëve kundërshtarë që, deri në momentin e fundit, kishin besim se do ta fitonin pikën”, vuri në dukje Guardiola.

Sfidanti.al