“Film” i Aurelio De Laurentis: “Ikardi mund të bëhet Ronaldo i dytë”!

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, pranoi se ka ofruar 60 milionë euro për sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi. “Shefi” i Napolit beson se ky futbollist argjentinas mund të shënojë deri në 40 gola për sezon.

“Në një rast, takova gruan e tij dhe ne zhviluam një  bisedë të bukur, I propozova 55-60 milionë euro, ndërkohë që ne folëm edhe për një kontratë eventuale. Ikardi është një sulmues i klasit botëror. Mendoj se, nën drejtimin e Sarit, ai mund të arrijë të shënojë deri në 40 gola për sezon”, vuri në dukje presidenti i Napolit, duke shtuar se ai “mund të bëhet një Ronaldo i dytë”. “A do ta përsëris unë ofertën time? Kurrë mos thuaj kurrë”, i deklaroi De Laurentisi Rai Sportit.

Mauro Ikardi ka kontratë me Interin deri në verën 2021, ndërkohë që pritet që kryesia e “neroazurëve” t’i ofrojë atij kushte gjithnjë e më të favorshme, në një të ardhme të afërt.

Sfidanti.al