E tradhëtuan në Bavari, Ançeloti merr një ofertë besimi nga Bilbao

Trajneri italian, Karlo Ançeloti, ndodhet ende i paangazhuar, qëkur u shkarkua, në fillim të sezonit, nga Bajerni i Mynihut. Karlo ka pasur një numër jo të vogël ofertash atraktive, por strategu italian vendosi që të pushoi deri në fund të këtij sezoni, ndërsa ai është edhe një nga kandiatët kryesorë që të marrë stolin e drejtimit të përfaqësueses italiane. Media italiane publikoi lajmin se Ançeloti (58 vjeç) ka marrë një ofertë interesante nga Atletiko e Bilbaos që ta udhëheqë këtë ekip bask nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Atletiko e Bilbaos, në fakt, është pranë shkarkimit të Hoze Anhelit, ndërsa objektivi nr.1 i këtij klubi është sjellja e Ançelotit, sidoqoftë, duhet të pritet se çfarë mendon vetë trajneri italian.

sfidanti.al