Lukas Moura te Totenhemi, arsyeja? Tregonte ne media ‘hallet’ e PSG

Luante pak, por fliste me shume seç duhej. Kjo eshte historia e Lukas Moures e treguar nga e perditshmja franceze ‘Le Parisien’. Kjo e fundit publikoi nje artikull ku vinte ne dukje arsyen e largimit te brazilianit ne castet e fundit te merkatos te Totenhemi dhe nuk ishte per shkak te rregullit financiar, por per shkak te ‘gjuhes se gjate’ te futbollistit.

Sipas ‘Le Parisien’, ishte Lukas Moura ai qe tregonte ne media te gjitha problemet ne brendesi te Paris Sen Zhermen. Por Lukas Moura  nuk ishte i vetmi spiun ne radhet e klubit transalpin, Ben Arfa ishte lojtari tjeter qe tregonte gjithcka ndodhte ne dhomat e zhveshjes, me kete te fundit qe qendroi ne kryeqytetin francez.

Ajo qe mbetet te kuptohet eshte nese vertet telashet e PSG u zbuluan per median nga braziliani apo jo, gje qe pritet te ndodhe shume shpejt.

Sfidanti.al