Ëndrra në Daytona e Alonsos shuhet nga… frenat

Frenat shuajnë ëndrrën e Fernando Alonsos në 24 Orë të Daytonas. Piloti spanjoll që gjithnjë ka shfaqur dëshirën e tij për të fituar Kurorën e Trefishtë të garave automobilistike, u rendit në vendin e 38 të garës mitike në SHBA. 35 vjecari spanjoll, 2 herë kampion bote në Formula 1 ishte pjesë e skuadrës United Autosport  dhe drejtoi makinën Ligier LMP2 së bashki me Lando Norris e Phil Hanson.

Fernando Alonso po bënte një paraqitje fantastike në këtë garë pasi ndodhej në vendin e gjashtë, gati për të hyrë në luftën për fitoren e saj, kur u shfaq edhe problemi me frenat në mjetin e tij duke e detyruar atë të humbasë shumë pozicione e për të mbyllur garën në vendin e 38

‘Nuk ishte rezultati që prisnim, por u argëtova shumë dhe jam i kënaqur me këtë aventurë të re. Gara më pëlqeu, kishte parakalime gjatë gjithë kohës-tha Alonso në rrjetin Instagram pas përfundimit të garës.

sfidanti.al