Mbrojtësi brazilian i Celsit, David Luiz, të paktën, deri në fund të sezonit, nuk ka ndërmend që të largohet nga Londra. Ky futbollist duket se, tani për tani, nuk shihet me “sy të mirë” nga trajneri Antonio Konte dhe, që nga fillimi i sezonit, ai ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje të Premier Ligës. Në fakt, nuk dihet mirë se përse Konte nuk e përfshin në formacion Luizin, ndërsa spekulohet se ai do të largohet nga ekipi, pasi nuk do që të rrijë ulur në stolin e rezervave.
Si destinacione të ardhshme të tij përmenden Arsenali, Mançester Junajtidi, etj., por, sidoqoftë, Luizi vazhdon që të qëndrojë te Celsi. Media angleze shkruan se arsyeja e qëndrimit të Luisit te Celsit ka lidhje me atë se ai mendon se, deri verën e ardhshme, Konte do të refuzohet nga Celsi dhe se, sezonin e ardhshëm, ai (Luisi) do të përfshihet përsëri në ekip nën drejtimin e trajnerit të ri.
Sa për kujtesë, David Luizi u largua nga Celsi në verën e vitit 2014, kur kaloi te PSZH-ja, por, mbas dy vitesh, ai u kthye përsëri në Londër, ku ka luajtur gjatë viteve 2011-2014.
Sfidanti.al