Urrejtje mesjetare, tifozët bojkotojnë Crvena Zvezdën për një boshnjak!

Basketbollisti i ri i Crvena Zvezdës, Alen Omiç, debutoi me këtë ekip të Beogradit, duke mos treguar ndonjë formë kushedi se çfarë, ndërsa tifozët e njohur të këtij klubi, “Delii”, paralajmëruan se ata do t’i bojkotojnë ndeshjet e Zvezdës, deri sa në klub do të jetë ky basketbollist boshnjak. “Presidenti i klubit, Nebojsha Coviç, zhvilloi mbledhje, por neve nuk na e mori fare mendimin lidhur me sjelljen e Omiçit. Ne ishim kundër ardhjes së tij dhe të gjithë e dinë qëndrimin tonë. Ky akt është i papranueshëm dhe ne do t’i bojktojmë ndeshjet e ekipit, deri sa ai basketbollist do të jetë këtu”, vihet në dukje në njoftimin e fundit, të publikuar nga tifozët “Delii”.

Gjatë ndeshjes së fundit së Zvezdës, tifozët lëshuan nga tribuna një serë thirrjesh ofenduese në adresë të Omiçit, ndërkohë që mbanin në duar parrulla, ku shkruhej: “Shiptar (shqiptar), kroat, bali (boshnjak), ti, nuk je vëllai ynë”.

Vetë Alen Omiçi thotë se nuk e kishte parë parrullën në fjalë. “Unë kam ardhur këtu për hir të tifozëve, sepse e di se Zvezda ka tifozët më të mirë në histori, erdha që të mbaj veshur bluzën  e Crvenës. Unë jam i përqëndruar te basketbolli”, tha ai.

Sfidanti.ai