Punë italianësh? Lotito dhe Marota gati sa nuk u rrahën!

Gazeta italiane “La Republika” shkruan se presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, dhe presidenti i Juventusit, Bepe Marota, gati sa nuk u rrahën njeri me tjetrin në një mbledhje të shefave të mëdhenj të ekipeve të Serisë A! Në fakt, mbledhja e shefave të 20 ekipeve të Serisë A u zhvillua të premten e kaluar dhe në të u diskutua lidhur me atë se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Federatës së Futbollit të Italisë që do të zëvendësojë atë të tanishmin, Karlo Tavekio. Lotito dhe Lacio mbështesin presidentin e Legës Nacionale Diletanti (Federata e futbollistëve amatorë të Italisë), Kozimo Sibilia, ndërsa Marota dhe Juventusi preferojnë Xhanluka Gravën.

Lolito konsideron se në vend të Tavekios duhet të caktohet Sibilia dhe, në mbledhjen e lartpërmendur, ai u tall me Juventusin, gjë, ndaj së cilës Marota nuk reagoi mirë dhe u desh ndërhyrja e kolegëve që t’i ndanin ata të dy.

Sfidanti.al