Nuk fal Sarri: Arbitri? Duhej të flisnim që të shtunën në darkë!

Akuza e radhës, padyshim ke klas dhe me forcë, ishte për Juventusin. Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, u vu menjëherë në “shëjnestër” nga gazetarët pas penalltisë që ekipi i tij fitoi ndaj Bolonjës dhe që e ndihmoi të fitonte, veçse napolitani nuk u tut aspak. “Arbitri? – tha ai, në formë pyetjeje, – do të kishte qenë mirë të kishim folur të shtunën në mbrëmje”. Aludimi është i qartë pasi nëse Maxoleni dha 11-metërsh për Napolin, gjyqtari i së shtunës nxorri dy lojtarë të Kievos me kartonë të kuq, duke ia lehtësuar fitoren Juventusit. “Pyesni më mirë Ricolin (dizenjatorin e arbitrave)”, – vazhdoi Sarri.

Napoli e mbajti vendin e parë në Serinë A edhe këtë javë, ndonëse nuk e pati të lehtë dhe fitorja 3-1 u arrit me përmbysje. Trajneri bolonjez, Donadoni, akuzoi gjyqtarin duke thënë se “penallti të tilla i japin vetëm për ekipe që janë në renditje nga vendi i 8-të e sipër”. Për publikun në “San Paolo” heroi ishte belgu Mertens, autor i dy golave, ndërsa Elseid Hysaj ishte titullar, ashtu si Blerim Xhemaili në krahun tjetër.

apoli ka 57 pikë ndaj 56 të Juventusit, por a mund të dalë kampion? “Napoli nuk matet dot me potencën financiare të Juventusit dhe ky nuk është një opinion, por një realitet, – thotë Sarri, – e tregojnë edhe 6 titujt radhazi dhe dy finalet Champions. Unë përpiqem të kënaqem dhe të kënaq të tjerët me futbollin tim, natyrisht dua edhe rezultatet. Po të ishte thjesht për të punuar, do të kisha vazhduar në bankë, jo me futbollin”.

Sfidanti.al