Havier Pastore: Nuk e di nese do jem pjese e PSG javes tjeter

Shtohen gjithnje e me shume zerat per largimin e Havier Pastores nga Paris Sen Zhermen me Interin qe eshte duke monitoruar nga afer situaten e futbollistit. Eshte vete Pastore qe i ka ushqyer keto zera me deklaraten e tij e bere pas perfundimit te ndeshjes me Monpeljene.

‘Nuk e di-tha Pastore kur u pyet per te ardhmen e tij te Paris Sen Zhermen-e them me sinqeritet jemi ne nje situate te veshtire. Eshte nje zgjedhje e veshtire per t’u bere pasi  ndihem mire ketu. Ende nuk kam marre nje vendim. Ajo per te cilen kam nevoje tani eshte te luaj sa me shume per te qene i pranishem ne Boteror. Nese nuk do te jem me perfaqesuesen ne Kupen e Botes do t’ia kujtoj cdo dite vetes se mund te kisha bere me shume’.

I pyetur nese qendrimi te Paris Sen Zhermen do ta ndihmoje ate te jete ne Boteror, Pastore u pergjigj ne menyre te prere: ‘Jo. Heren e fundit nuk u grumbullova me perfaqesuesen dhe te Argjentina kjo eshte normale pasi ka shume futbolliste te nje niveli te larte. Kam pershtypjen se po qendrova te Paris Sen Zhermen do te kem shume pak minuta aktivizimi dhe do te me duhet te pres qe dikush te demtohet apo te ndeshkohet me kartona te verdhe dhe kjo nuk eshte dicka pozitive-tha Pastore.

Sfidanti.al