Barcelona gjen te ardhura te tjera per te mbushur arkat e saj. Klubi katalanas ka arritur nje marreveshje me kompanine turke te mjeteve elektroshtepiake ‘Beko’ si sponsori i shfaqur edhe ne uniformat e perdorura nga futbollistet ne stervitje.
Sipas ‘El Mundo Deportivo’, kompania ‘Beko’ qe do te zevendesoje ‘Qatar Airways’, do te derdhe ne arkat e klubit katalanas 57 milione Euro ne 3 vitet e ardhshme ne kete aspekt.
Deri ne kete moment, emri i ‘Bekos’ shfaqej vetem ne pjesen e pasme te bluzave stervitore te lojtareve, por tani ai do te jete perpara.
Sfidanti.al