E presin kinezët si yll, Maskerano i thotë lamtumirë Barcelonës

Futbollisti argjentinas 33-vjeçar, Havire Maskerano, po e heq bluzën e Barcelonës, mbasi luajti shtatë vite e gjysmë me klubin gjigant katalonjas që, edhe zyrtarisht, bëri të ditur se, shumë shpejt, do të zhvillohet një konferencë shtypi, ku do t’i jepet lamtumira e fundit “shefit të vogël” të Barçës. Në këtë konferencë shtypi do të jenë të pranishëm të gjithë lojtarët e Barcelonës dhe kryesia e klubit katalonjas.

Të enjten, Maskerano do të luajë ndeshjen e fundit me bluzën e Barcelonës kundër Espanjolit në kuadrin e Kupës së Mbretit, ndërkohë që është parashikuar që ai t’i bashkohet, qysh të premten, klubit kinez Hebei që ka ndarë për të 10 milionë euro. Maskerano ka ardhur te Barcelona, në vitin 2010, nga Liverpuli.

Sfidanti.al