Sa hap e mbyll sytë, Roma e gjeti pasuesin e Edin Xhekos

Roma, tanimë, e ka gjetur futbollistin që do të zëvendësojë eventualisht sulmuesin boshnjak, Edin Xheko, që, deri në fund këtij muaji, sikurse thuhet, ka shumë mundësi që të shkojë në “Stemford Brixh” të Celsit. Në fakt, “ujkonja” romane nuk do që të ndahet me këtë sulmues të gjatë të fuqishëm, por, sidoqoftë, për çdo rast, e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Mediume italiane bëjnë të ditur se fjala është për sulmuesin e Fiorentinës, Kuma Babakar.

Roma, sikurse pretendohet, do të bëjë të gjitha përpjekjet që t’i sigurojë shërbimet e këtij futbollisti 24-vjeçar, deri verën e ardhshme. Babakari ka shënuar pesë gola në 18 ndeshje me ekipin fiorentinas, gjatë këtij sezoni, por, sidoqoftë, Fiorentina nuk ka ndonjë dëshirë të madhe që të ndahet nga ky futbollist mjaft i mirë.

Sfidanti.al