Deloitte ‘shpall’ Mançester Junajtid kampion të të ardhurave financiare

Mançester Junajtid është përsëri kampion i financave në futbollin evropian. Sipas  Deloitte Football Money League 2018, klubi anglez është ai që ka përfituar më shumë të ardhura sezonin e kaluar duke ia rrëmbyer skeptrin Realit të Madridit. Nga të dhënat e publikuara prej Deloitte, Mançester Junajtid ka mundur të arkëtojë 676.3 milionë Euro, 1.7 milionë Euro më shumë se Reali i Madridit, ndërkohë që në vendin e tretë ndodhen nënkampionët e Spanjës të Barcelonës me 648.3 milionë Euro të ardhura.

Renditja e Deloitte vijon me kampionët e Gjermanisë, Bajernin e Mynihut të ndjekur nga Mançester Siti, Arsenal dhe Paris Sën Zhermen. Përsa u përket skuadrave italiane, Juventusi është pozicionuar më mirë me torinezët që gjenden në vendin e 10 me 405.7 milionë Euro të ardhura. Interi është në vendin e 15, ndërsa Napoli është në të 19.

sfidanti.al